Sot radhë të gjata të qytetarëve që po presin për testim në shesh

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:11
Sot radhë të gjata të qytetarëve që po presin për testim në shesh

Radhë të gjata janë krijuar në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku qytetarët po presin për tu testuar për COVID-19.

Bazuar në fotografitë që kanë dërguar lexues të express, radha është goxha e gjatë dhe shumica e atyre që po presin janë të moshuar.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nisur dje testimet për COVID-19 edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti ka bërë me dije se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

 “Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

(Kosova Sot Online)