Mahnitëse: shkencëtarët britanikë zbuluan 503 specie të reja këtë vit

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:13
Mahnitëse: shkencëtarët britanikë zbuluan 503 specie të reja këtë vit

Brumbujt nga Guinea e Re, algat e detit nga Ishujt Falkland dhe një lloj i ri i majmunit afër një vullkani në Birmani janë në mesin e 503 specieve të reja që janë zbuluar nga shkencëtarët britanikë në Muzeun e Historisë Natyrore.

“Në një vit kur masa globale e biodiversitetit është duke u tejkaluar nga masa e prodhuar nga njeriu, duket si garë që ta dokumentojmë atë që po e humbim”, tha Dr.Tim Littlewood, drejtor ekzekutiv për shkencë në Muzeun e Historisë Natyrore.

Shkencëtarët deri më tani i kanë emëruar rreth 2 milionë specie të ndryshme në Tokë, por vlerësohet se në planetin tonë mund të ekzistojnë shumë më shumë se 8.7 milionë specia, sa është menduar më parë.

Specia e zbuluar këtë vit, Pachythrix chlorophylla

Zbulimi më spektakolar i këtij viti ishte një lloj i ri i majmunit, Trachypithecus popa, i cili më parë është ngatërruar me specie tjera, shkruan The Guardian.

Ky lloj majmuni jeton afër grykës së një vullkani të lashtë në Birmani dhe është zbuluar përmes lëkurës dhe eshtrave që ndodhen në muzeun britanik për më shumë se 100 vjet.

Majmuni i rrallë llogaritet si specie shumë e rrezikuar nga zhdukja. Vlerësohet se në natyrë janë vetëm 200 deri në 260 kafshë të këtij lloji.

(Kosova Sot Online)