Gruaja në Ferizaj raporton se është kanosur me thikë nga nipi i saj

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:36
Gruaja në Ferizaj raporton se është kanosur me thikë nga nipi i saj

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici se është kanosur me thikë nga nipi i saj.

I dyshuari me të meta mendore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE /Ferizaj 29.12.2020, 15:00. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se është kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet më të meta mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)