Iu përmbajtën të gjitha rregullave anti-covid, por prerja e flokëve tek e bija u kushtoi me vdekje

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:46
Iu përmbajtën të gjitha rregullave anti-covid, por prerja e flokëve tek e bija u kushtoi me vdekje

Mike dhe Carol Bruno bënë gjithçka siç duhej për t’iu shmangur infektimit me koronavirus. Qëndruan larg grumbullimeve të mëdha familjare dhe përdorën vetëm telefonin për kontakte me të tjerët. Por një vizitë e thjeshtë për të prerë flokët u kushtoi me jetë të dyve.

Çifti amerikan ishte i martuar për gjashtë dekada para se të vdiste nga virusi, ka thënë i biri i tyre Joseph Bruno për CNN. Çifti nga Chicago, që vdiq me 10 ditë dallim mes vete, ishte në mesin e 338 mijë të vdekurve nga COVID-19 në Amerikë.

Bruno shpreson që rasti i tyre të jetë shembull se sa i rëndësishëm është kujdesi për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe se sa lehtë mund të infektohesh.

“Edhe pse menduam se po bëmë gjithçka në rregull, ne e morëm virusin”, ka thënë ai.

Në nëntor, e ëma e Josephit, Carol, kishte shkuar në banesën e tij bashkë me motrën ashtu që motra t’ia priste flokët. Para vizitës, motra e Josephit, që punon në një floktari, kishte rezultuar negativ në testin për COVID-19. Ajo po ashtu kishte karantinuar për tri-katër ditë – një shenjë që shtoi kujdesin e familjes rreth saj. Vizita zgjati rreth 40 minuta dhe të gjithë po bartnin maska dhe kishin shmangur çdo kontakt, ka treguar Bruno. Ata ishin siguruar që e ëma të mos afrohej me të tjerët dhe të qëndronte afër dritareve për mbrojtje të shtuar.

Një ditë pas vizitës, e motra e Josephit nisi të shfaqte simptoma të COVID-19. Nëna dhe djali nisën po ashtu të ndihen keq. Caroli u shtri në spital pak ditë më pas, por u lirua pasi iu përmirësua gjendja. Dy ditë më vonë, u kthye në spital për terapi me oksigjen.

Më pas iu sëmur edhe bashkëshorti.

Një ditë pasi burri i saj u bë për oksigjenoterapi, Caroli vdiq. Nëntë ditë më pas, dy ditë para Krishtlindjes, vdiq edhe Mike.

(Kosova Sot Online)