Në Prishtinë gjenden para të falsifikuara

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:48
Në Prishtinë gjenden para të falsifikuara

Një grua nga Prishtina ka njoftuar Policinë se ka hasur në para të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Prishtinë, ndërkaq Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë gjetur 160 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Ankuesja femër kosovare njofton se  gjatë numërimi janë vërejtur tre kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara një kartëmonedhë 100 €, një kartëmonedhë 50 € dhe një  kartëmonedhë 10 € të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)