Bahri Hyseni: Këtë vit kemi trajtuar me efikasitet rastet e korrupsionit

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:18
Bahri Hyseni: Këtë vit kemi trajtuar me efikasitet rastet e korrupsionit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni ka mbajtur sot konferencën e fundvitit.

Me këtë rast ai tha se dy prokurorë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë këtij viti.

Hyseni tha se gjatë këtij viti kanë mbajtur 16 takime ku kanë nxjerrë 170 vendime.

“Gjatë këtij viti kemi qenë pjesë e grupit punues lidhur me vettingun në drejtësi ku kemi kontribuar në hartimin e dokumentit që është dërguar në ministrinë e Drejtësisë”, tha ai.

Ai ka përmendur disa nga sukseset që ka arritur KPK-ja.

Hyseni ka thënë se KPK-ja ka trajtuat me efikasitet rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

“Nga 263 raste të pranuara lidhur me korrupsionin janë zgjidhur 220 raste. Janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë shumica përderisa ata ishin në detyrë dhe ka nga të gjitha komunitetet”, tha ai.

Hyseni tha se nga rastet për korrupsion 189 janë nga niveli lokal.

(Kosova Sot Online)