Infermieri improvizon dhomë të kujdesit intensiv në shtëpinë e tij për t’i trajtuar të afërmit me COVID-19

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:20
Infermieri improvizon dhomë të kujdesit intensiv në shtëpinë e tij për t’i trajtuar të afërmit me COVID-19

Infermieri Gabriel Tachtatzoglou nuk ishte ndjerë mirë me opsionet e trajtimit shëndetësor në Selanik të Greqisë, kur gruaja, prindërit dhe vëllai i saj u infektuan me COVID-19. Selaniku është ndër zonat greke me më së shumti raste të konfirmuara me virus dhe spitalet e kujdesit intensiv janë të mbushura.

Tachtatzoglou i cili ishte karantinuar në shtëpi dhe nuk dilte në punë për shkak se të afërmit i rezultuan pozitivë, vendosi që ta sjellë eksperiencën e tij nga kujdesi intensiv dhe të kujdesej për ta.

Ky vendim, thonë familjarët e tij, me gjasë ua shpëtoi jetën atyre.

Tachtatzoglou kishte ngritur një sallë të improvizuar të kujdesit intensiv në nëntor kur ata u infektuan. Ai huazoi dhe modifikoi monitorët, makinat e oksigjenit dhe pajisje të tjera që mund të duheshin.

“Ish i gatshëm t’i zhvendosi ata në spital në çdo moment”, i tha AP-së, ai.

Infermieri tha se vazhdimisht kishte qenë në stres për të vendosur nëse do t’i dërgonte ata në spital në Selanik, që do të thoshte se ata nuk do ta shihnin njëri tjetrin ose ndonjëri do të largohej për diku tjetër.

“Kishte kohë kur isha i dëshpëruar dhe isha vërtet i frikësuar se do t’i humbisja”, tha ai.

Megjithatë, të gjithë të afërmit e Tachtatzoglou u shëruan, ndërsa ai vetë ishte infektuar më pas.

“I kam ndërmarrë masat kur i trajtova ata, por nuk kisha veshjen personale mbrojtëse që i kanë në spitale”, shtoi ai. “Kjo është mënyra se si mund të jem infektuar”.

Greqia me një popullsi 10.7 milionëshe, kishte kaluar fazën e parë të pandemisë me shkallë të ulët të rasteve me koronavirus. Me fillimin e motit të ftohtë, numri i të vdekurve u rrit.

(Kosova Sot Online)