Arrestohet prifti që mohonte Covid-in, akuzohet se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:24
Arrestohet prifti që mohonte Covid-in, akuzohet se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes

Një prift rus është vënë në pranga, pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Moskës, nën akuzën se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes.

At Sergiy, emri i vërtetë i të cilit është Nikolai Romanov, mori vëmendjen më herë gjatë këtij viti kur mohonte ekzistencën e pandemisë së koronavirusit dhe shprehej kundër mbylljes së kishave, si masë mbrojtëse.

Ai mori kontrollin e manastirit të Sredneuralsk, pranë Yekaterinburg, në qershor, dhe prej asaj kohe refuzonte urdhrat e Kishës Ortodokse ruse dhe të autoriteteve për t’u larguar.

I veshur me rroba të gjata e të errëta, ai u përjashtua zyrtarisht nga kisha në shtator, për shpërfillje të urdhrit që i ndalonte atij të kryente shërbime dhe predikime.

Ditët e fundit, janë shfaqur dhe pamjet e arrestimit të tij, ku një numër i madh policësh hyn në manastir ku hasën dhe rezistencë.

Sipas gazetës “Kommersant”, At Sergiy është vënë nën akuzë se ka shtyrë disa të mitur drejt vetëvrasjes. Akuza ndaj tij mendohet të jetë ngritur pas një videoje në Youtube ku ai shfaqet ndërsa iu bën thirrje ndjekësve të vdesin për Rusinë.

(Kosova Sot Online)