Rreth 1.8 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:40
Rreth 1.8 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

1 milionë e 799 mijë e 350 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani 82 milionë e 439 mijë e 916 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 58 milionë e 445 mijë e 878 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 19 milionë e 977 mijë e 704 raste, pastaj India me 10 milionë e 245 mijë e 326 raste, Brazili me 7 milionë e 564 mijë e 117 raste, Rusia me 3 milionë e 131 mijë e 550 raste dhe Franca me 2 milionë e 574 mijë e 41 raste.

22 milionë e 194 mijë e 688 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus, ndërsa 106 mijë e 49 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 910 raste nga 181 mijë e 148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 325 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40 mijë e 423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

(Kosova Sot Online)