Rreth 1 mijë vajza pakistaneze detyrohen të konvertohen në Islam çdo vit

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 14:18
Rreth 1 mijë vajza pakistaneze detyrohen të konvertohen në Islam çdo vit

Neha një vajzë krishtere i donte këngët kishtare që mbushnin kishën e qytetit me muzikë. Por ajo e humbi shansin për t’i kënduar ato vitin e kaluar, kur në moshën 14 vjeçare, u konvertua me forcë nga Krishterimi në Islam dhe u martua me një burrë 45 vjeçar.

Ajo e tregon historinë e saj me një zë kaq të ulët dhe herë pas here kjo histori edhe zbehet.

Burri i Neha-s është në burg tani dhe po përballet me akuza për përdhunim dhe martesë me një të mitur.

“Ai solli armën për të më qëlluar”, tha Neha, mbiemrin e së cilës ‘’The Associated Press’’nuk po e përdor për sigurinë e saj. Neha është një nga 1000 vajzat nga pakicat fetare të cilat janë të detyruara të kalojnë në Islam në Pakistan çdo vit, kryesisht për të hapur rrugën për martesa që janë nën moshën ligjore dhe jo-konsensuale.

Departamenti i Lirive dhe të Drejtave të  Njeriut në SHBA këtë muaj deklaroi Pakistanin “si një vend me shqetësim të veçantë” për shkeljet e lirive fetare, një emërtim që qeveria pakistaneze e refuzon. Deklarata u bazua pjesërisht në një vlerësim nga Komisioni Amerikan për Lirinë Fetare dhe Ndërkombëtare se vajzat e mitura me përkatësi fetare, Hindu, dhe të Krishterë ishin “rrëmbyer dhe  konvertuar me forcë në Islam, duke i martuar dhe nënshtruar përdhunimit”.

Neha gjeti mbrojtje në një kishë në Karaçi, duke jetuar me një familje të krishterë, të cilët thonë se vajza ende zgjohet duke bërtitur gjatë natës. Ajo shpreson të kthehet në shkollë një ditë, por është akoma e dëshpëruar.

Ëndrra ime ishte të bëhem avokate, por tani nuk e di se çfarë do të bëj. Edhe mamaja ime nuk më do më tani, shkruan FoxNews.

(Kosova Sot Online )