Kurti dhe Osmani në bashkëbisedim virtual për qeverinë pas zgjedhjeve

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 14:25
Kurti dhe Osmani në bashkëbisedim virtual për qeverinë pas zgjedhjeve

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në një lidhje virtuale së bashku me u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë biseduar me eurodeputeten Viola Von Cramon dhe deputetin e Bundestagut gjerman Manuel Sarrazi.

Përmes një postimi në Facebook Kurti ka njoftuar se në këtë bashkëbisedim është diskutuar situata politike dhe agjendën e VV’së pas zgjedhjeve.

“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës. Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1042784096221474

(Kosova Sot Online)