Deputeteti i VV’së e falëndëron Mustafën që e kandidoi Hotin për kryeministër

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 15:44
Deputeteti i VV’së e falëndëron Mustafën që e kandidoi Hotin për kryeministër

Deputeti i VV’së, Dimal Basha duke ironizuar ka falënderuar kryetarin e LDK’së për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër në garën zgjedhore për Kuvend të Kosovës që pritet të mbahet.

Basha ka shkruar se LDK’ja ka dëgjuar zërin e opozitës me kandidimin e Hotit.

“More këta qenkan konstruktiv, po ngojkan. E falenderoj LDK-në që e dëgjuan zërin e opozitës. Me iu pas mësu nuk kishi ditë kaq mirë! Një falenderim i veçantë shkon për Isa Mustafën”, ka shkruar Dimal Basha.

Isa Mustafa para pak minutash ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat të LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Hoti do të ketë kundërkandidat Enver Hoxhaj e PDK’së dhe sipas të gjitha gjasave edhe Albin Kurtin e VV’së, kandidaturë të cilën Vetëvendosja ende nuk e ka shpall zyrtarisht.

(Kosova Sot Online)