Daut Haradinaj komenton shprehjen e Glauk Konjufcës “AAK’ja dhe VV’ja po e dridhin urën si miu me elefantin”

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 21:16
Daut Haradinaj komenton shprehjen e Glauk Konjufcës “AAK’ja dhe VV’ja po e dridhin urën si miu me elefantin”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka komentuar shprehjen e Glauk Konjufcës i cili kishte nxjerr një krahasim fabulist në mes të VV’së dhe AAK’së.

Konjufca kishte thënë se “Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së ‘unë e Vetëvendosja po e dridhim urën’”.

Haradinaj u pyet lidhur me përafrimin në mes të AAK’së dhe VV’së kohëve të fundit, ndërkohë u përmend edhe kjo shprehje e Konjufcës.

Haradinaj tha se Konjufca është djalë inteligjent, por me këtë logjikë e humbën pushtetin.

“Djalë inteligjent është ai, por kështu e humbën pushtetin ata për 44 ditë”, është shprehur Haradinaj

(Kosova Sot Online)