Nxirren trupat e pajetë të viktimave në Pozhoran të Vitisë

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 22:29
 Nxirren trupat e pajetë të viktimave në Pozhoran të Vitisë

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Aktualisht viktimat janë duke dalur nga shtëpia e tyre ku gjetën vdekjen. Ata do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)