Deklaroi rrejshëm se dikush ia kishte grabitur 32 mijë euro, hapet rast ndaj vitiasit

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 09:34
Deklaroi rrejshëm se dikush ia kishte grabitur 32 mijë euro, hapet rast ndaj vitiasit

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, meqenëse i njëjti ka raportuar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 mijë euro.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari këto para ia kishte dhënë një personi që ia kishte pasur borxh.

“Viti 30.12.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borgj. Me urdhër të prokurorit kujdestar  rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)