Marrëveshja Kosovë-SHBA, ministrja Haradinaj publikon detaje

  • G.G /
  • 31 dhjetor 2020 - 09:46
Marrëveshja Kosovë-SHBA, ministrja Haradinaj publikon detaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë detaje për marrëveshjen që ka nënshkruar Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një shkrim në Facebook, minstrja Haradinaj ka shkruar se marrëdhënia kryesore strategjike e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellohet edhe më tej sot me nënshkrimin e Marrëveshjes për Nxitje të Investimeve.

Ajo tha se këtë marrëveshje e ka propozuaar në mbledhje të qeverisë me datë 7 tetor ku edhe është miratuar.

“Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-ve, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës që promovojnë zhvillimin e burimeve dhe kapaciteteve ekonomike të Republikës së Kosovës, rrisin punësimin, prosperitin e mirëqenien për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu mundëson konkretizimin e zotimeve për projekte ekonomike të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmarra në Marrëveshjen e datës 4 Shtator 2020 në Ëashington D.C. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si djep i lirisë dhe prosperitetit, që Kosovës i qëndroi pranë gjithmonë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj të vërtetë”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/214265573652843

(Kosova Sot Online)