Dyshimi për vetëvrasje në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 11:17
Dyshimi për vetëvrasje në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:30 ka marrë informacion për një vdekje të dyshimtë në lagjen “Garibaldi”, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje kanë folur edhe Prokuroria e Prishtinës. Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë për express se aktualisht prokurori gjendet në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin per te cilin keni kerkuar informata, ju njoftojme se prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, eshte njoftuar nga Policia e Kosoves per nje vdekje te dyshimte ne Prishtine. Prokurori i Shtetit ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve te tij, jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per sqarimin e rrethanave te rastit”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti për express konfirmoi se bëhet fjalë për një mashkull i cili është gjetur pa shenja jete në një zyre.

 “Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo .

Media mëson se ai është i moshës rreth 50-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. 

(Kosova Sot Online)