Për një ditë në SHBA rreth 4 mijë të vdekur nga COVID-19

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 11:21
Për një ditë në SHBA rreth 4 mijë të vdekur nga COVID-19

SHBA-ja po vazhdon të shënojë mijëra viktima si pasojë e virusit COVID-19.

SHBA-ja ka regjistruar një shifër rekord të vdekjeve nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 mijë e 927 persona, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë, duke e çuar në 342.259 numrin total.

Ndërsa rastet ditore janë 189.671 të infektuar të rinj sipas të dhënave të John Hopkins University.

SHBA-ja tashmë ka filluar vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19.

Një infermiere e kujdesit intensiv në Long Island të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA.

Ndërsa, edhe shtetet tjera tashmë kanë filluar vaksinimin e popullsisë.

(Kosova Sot Online)