Frikë nga sulmet e Iranit, bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi Gjirin Persik

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 11:24
Frikë nga sulmet e Iranit, bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi Gjirin Persik

Raportohet se aeroplanët bombardues të forcave amerikane, të tipit B-52, kanë fluturuar mbi Gjirin Persik për herë të tretë muajve të fundit. Mendohet se këto fluturime janë realizuar për t’i parandaluar sulmet e mundshme nga Irani ndaj caqeve amerikane në rajon.

Bombarduesit amerikanë e realizuan misionin 30-orësh nga baza ajrore Minot, në Dakotën Veriore, deri në Lindjen e Mesme dhe përfundoi më 30 dhjetor, shkruan Free Europe.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përgatisin kapacitete të gatshme për luftë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore me qëllim të pengimit të ndonjë armiku të mundshëm dhe për të bërë të qartë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë për t’iu përgjigjur çfarëdo agresioni të drejtuar ndaj amerikanëve dhe interesave tona”, tha gjenerali Kenneth McKenzie, komandant i Komandës Qendrore.

“Ne nuk kërkojmë konflikt, por askush nuk duhet ta nënvlerësojnë aftësinë tonë për t’i mbrojtur forcat tona ose për të vepruar në mënyrë të vendosur në kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi”, shtoi ai.

Ndryshe, forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë kryer dy misione të ngjashme gjatë 45 ditëve të kaluara.

Ky mision e pasqyron shqetësimin në rritje në Uashington se Irani mund të hakmerret për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani në janar të këtij viti. Shqetësimet janë shtuar edhe për shkak të një sulmi me raketë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad. Sulmi është kryer nga militantët e përkrahur nga Irani.

(Kosova Sot Online)