Në Serbi të bindur se Vuçiqi do të fitonte “Nobelin” nëse do ta njihte Kosovën

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 11:27
Në Serbi të bindur se Vuçiqi do të fitonte “Nobelin” nëse do ta njihte Kosovën

Kohë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se për sa kohë do të të mbajë këtë post, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ai madje, tha se sikur ta bënte këtë, do ta fitonte menjëherë Çmimin “Nobel për Paqe”.

Kështu mendon edhe vartësi i Vuçiqit, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Nëse Vuçiqi pranon pavarësinë e Kosovës, do ta fitonte menjëherë Çmimin ‘Nobel për Paqe’. Kurse nëse do të lejonte shkatërrimin e Republika Srpskas, do të bëhej komisar evropian për çfarëdo që do të kishte qejf”, ka thënë Vulin, përcjellin mediat serbe të enjten.

Çmimi prestigjioz Nobel për Paqe ndahet nga Akademia e Shkencave e Norvegjisë për figurat që kontribuojnë gjatë vitit për paqen në botë.

(Kosova Sot Online)