Viti 2021 arrin në Zelandën e Re, festa ishte më e zymtë

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 12:31
Viti 2021 arrin në Zelandën e Re, festa ishte më e zymtë

Zelanda e Re tashmë është futur në vitin e ri, 2021. Sipas kohës lokale, atje ka hyrë mesnata e 1 janarit.

Ndonëse viteve të kaluara ky shtet është njohur me fishekzjarrët e shumtë dhe spektakolarë, kësaj radhe u vërejt festë më e zymtë dhe qielli u ndriçua më pak.

Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të një viti të vështirë që u la pas, kryesisht për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike që ajo e shkaktoi.

Më poshtë janë disa pamje të festimeve në Zelandën e Re.

(Kosova Sot Online)