Në Malishevë 33 të vdekur dhe 55 raste aktive me COVID-19

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 14:56
Në Malishevë 33 të vdekur dhe 55 raste aktive me COVID-19

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se 33 persona nga kjo komunë kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit COVID-19.

Nga kjo komunë është thënë se momentalisht 45 raste janë aktive me COVID-19 në Malishevë.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 548 persona, prej tyre 470 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 45 persona”, është thënë nga kjo komunë.

Ndërsa. sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona të cilët kanë qenë të infektuar janë shëruar si dhe është regjistruar një rast i ri i infektuar.

 Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet nga terreni.

(Kosova Sot Online)