Australia, si zakonisht, mahnitë me fishekzjarrët magjepsës për Vitin e Ri

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 15:42
Australia, si zakonisht, mahnitë me fishekzjarrët magjepsës për Vitin e Ri

Ndonëse me masa të rrepta kufizuese, Australia ka dhuruar spektakël me fishekzjarrë me rastin e ndërrimit të moteve.

Ndryshe nga vitet e kaluara, australianët që zakonisht i shikojnë fishekzjarrët shumëngjyrësh nga limanet dhe bregdeti kësaj radhe u detyruan që spektaklin kësaj radhe ta përcillnin përmes televizorit.

Australia, si zakonisht, mahnit me fishekzjarrët magjepsës për Vitin e Ri

Shumë fishekzjarrë mahnitës u hodhën nga ura e famshme e Sydneyt. Për disa minuta, qielli mori ngjyrë të kaltër, rozë, vjollcë, të gjelbër dhe të verdhë.


(Kosova Sot Online)