Lexoni edhe:
Ja si votoi Këshilli i LDK’së për kandidatin për kryeministër
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj përmes një videomesazhi ka thënë se viti që po hymë do të jetë vit i fitores për partinë që drejton nw zgjedhjet qe po e presin vendin.
“Po e përmbyllim një vit të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ish. Ne kemë kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitorës, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu uroj familjet e juaj të jetë vit i mbarë, i uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj.
Ja si votoi Këshilli i LDK’së për kandidatin për kryeministërLexoni edhe:
Haradinaj që do t’i prijë listës së AAK’së, nuk do të jetë kandidat për kryeministër.
Ai është duke synuar që pas zgjedhjeve në kalkulimet e koalicioneve të mundshme të zgjidhet president i vendit.
(Kosova Sot Online)