100 mijë policë në Francë angazhohen për natën e ndërrimit të moteve

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 18:00
100 mijë policë në Francë angazhohen për natën e ndërrimit të moteve

Franca ka mobilizuar 100 mijë policë për natën e ndërrimit të moteve me qëllim që të parandalojë tubimet dhe të menaxhojë orën policore, të vendosur për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Masat shtesë të sigurisë janë zbatuar me qëllim të parandalimit të qarkullimit të madh të veturave, siç ndodh rëndom në natën e fundit të vitit.

Franca ka konfirmuar 2.6 milionë raste të infektimit me koronavirus dhe është e pesta në mesin e vendeve të goditura në botë nga pandemia.

Si çdo vend tjetër evropian, edhe Franca do të ketë festime të heshtura për Vitin e Ri. Angazhimi i policisë pritet të nisë në orën 20.

Në Paris gjysma e linjave të metrove pritet që të mbyllen gjatë mbrëmjeve. Policia është urdhëruar që të shpërndajë ahengjet që mund të organizohen në orët e fundit të vitit 2020, ndërkaq patrullimet janë paralajmëruar që do të jenë shumë të rrepta.

(Kosova Sot Online)