
Lexoni edhe:
Mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar përmes një videomesazhi të gjithë qytetarët e vendit me rastin e festës së Vitit të Ri.
“Në këtë natë të ndërrimit të motmoteve më lejoni të ju uroj një vit të ri të mbarë. Viti 2020 e ka zbehur ekonominë dhe ka prekur ndjeshëm sistemin tonë shëndetësor. Ky vit mbase ka ndryshuar përjetësisht mënyrën tonë të jetesës”, është shprehur Osmani.
Mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani
Lexoni edhe:
“Ne qëndruam të bashkuar përkundër distancës fizike që jeta ta vazhdonte ritmin e saj të bukur. Derisa sheshet janë mbushur me drita festive, festa është e zbehtë. Bashkëndjejmë me familjarët e të vdekurve nga COVID-19, të zhdukurve dhe atyre që janë duke u përballur me çfarëdo sfide”.
“Ditët më të mira i kemi përpara. Mund të mësojmë prej asaj që ka ndodhur”.
Osmani në mesazhin e saj ka folur edhe për zgjedhjet e reja dhe ka uruar mërgimtarët në mënyrë të veçantë.
“Ju uroj mirëseardhje në shtëpi. Jeni krenaria jonë”.
(Kosova Sot Online)