Koronavirusi i llojit të ri tashmë paraqitet edhe në Francë

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 19:46
Koronavirusi i llojit të ri tashmë paraqitet edhe në Francë

Prania e llojit të ri COVID-19 nga Afrika e Jugut është zbuluar në Francë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Varianti i ri i quajtur 501.V2 u zbulua në Afrikën e Jugut në mes të dhjetorit dhe më vonë, midis vendeve të tjera, në Britaninë e Madhe dhe Japoninë, raporton Guardian.

Lloji i ri i koronavirusit besohet se transmetohet lehtësisht, diçka e ngjashme me atë që u shfaq në lindje të Anglisë, për të cilën shkencëtarët britanikë thanë se ishte 56 për qind më ngjitës sesa llojet e mëparshme.

Varianti i ri i COVID-19 të Afrikës së Jugut u zbulua te një burrë që kthehej nga Afrika e Jugut në Francë, në rajonin që kufizohet me Zvicrën.

(Kosova Sot Online)