Jakup Krasniqi feston ditëlindjen e 70-të në Hagë,Fatmir Limaj: Bac, të uroj kthim të shpejtë në vendlindje

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 09:39
 Jakup Krasniqi feston ditëlindjen e 70-të në Hagë,Fatmir Limaj: Bac, të uroj kthim të shpejtë në vendlindje

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj e ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin në ditën e ditëlindjes së 70-të.

Limaj e ka uruar Krasniqin përmes një shrkimi në Facebook.

“Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup! Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut.

Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.

Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)