“Ditëlindjen nuk po e pret në lirinë për të cilën kontribuoi”, Jakup Krasniqi mbush 70 vjet

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 12:40
 “Ditëlindjen nuk po e pret në lirinë për të cilën kontribuoi”, Jakup Krasniqi mbush 70 vjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas, Endrit Shala ka uruar ditëlindjen e Jakup Krasniqit, i cili aktualisht po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Shala përmes një postimi në Facebook tha se Krasniqi nuk po e pret ditëlindjen e tij as në vendin për lirinë e të cilit kontruboi.

Postimi i plotë i Shalës:

Urime ditëlindja Baci Jakup, 70 vjet në jetë e 50 në shërbim të Kosovës

Baci Jakup, zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, simboli i atdhedashurisë e qendresës. Burri nga i cili u inspiruam gjenerata të tëra, se si duhet e mbrohet atdheu.

Padrejtësisht baci Jakup, ditëlindjen e 70 nuk po e pret as në vendin për lirinë e të cilit kontribuoj, e as me njerëzit me të cilët ndau idealet. As në Kosovë e as me familjen.

Por Baci Jakup, ne e dimë se ti e meriton lirinë më shumë se kushdo, dhe se sfidat që ke përpara do i kalosh ballë lartë.

Krejt çka të uroj sot për 70 vjetorin e lindjes është që ta gëzosh lirinë sa më shpejtë, që ta shkelësh tokën tënde me krenarin me të cilën edhe luftove.

Familja, dashamirët e krejt Kosova të presin që bashkë ta gëzojmë shtetin e republikën të cilën ti baci Jakup e mbrojte e e përcolle ndër breza.

(Kosova Sot Online)