Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 16:18
 Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook,  ka thënë se Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj. 

“Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën.  U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë: 

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka.

Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj. 

Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën. 

U prehsh në paqe profesor!


(Kosova Sot Online)