Varroset e gjithë familja kosovare që erdhi nga mërgimi për festa dhe u vranë nga babai në Viti

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 17:00
 Varroset e gjithë familja kosovare që erdhi nga mërgimi për festa dhe u vranë nga babai në Viti

Sot është bërë varrimi i Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemve, të cilët u vranë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Vrasja e katërfishtë, ndodhi në orët e natës së 30 dhjetorit, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten.

Familja Zuka kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka është bërë në varrezat e qytezës në Pozheran.

Komuna e Vitisë ka shpallur ditën e sotme ditë zie për shkak të tragjedisë që ndodhi në fshatin Pozheran të kësaj komune.

(Kosova Sot Online)