Besarta uron Vitin e Ri nga Oda e Jasharajve bashkë me Hamzën, Ademin, Shabanin

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 17:52
Besarta uron Vitin e Ri nga Oda e Jasharajve bashkë me Hamzën, Ademin, Shabanin

Vajza e heroit kombëtar, Hamzë Jashari, Besarta Jashari ka postuar një fotografi me pasardhësit e familjes Jashari.

Pasardhësit e familjes Jashari janë mbledhur për të festuar Vitin e Ri, në odën e Familjës Jashari përkatësisht nipat e Shaban, Adem e Hamzë Jasharit të cilët kanë ripërtrirë emrat e tyre.

“Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin. Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.

POROSI
Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona”, ka shkruar Besarta Jashari.

(Kosova Sot Online)