Viti 2021 vjen me diell, por si do të jenë ditët e para të vitit

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 18:51
Viti 2021 vjen me diell, por si do të jenë ditët e para të vitit

Të shtunën kryesisht me diell.  Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore borë.

Në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë-herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

(Kosova Sot Online)