“Si në protesta”: Kështu u festua Viti i Ri në Wuhan, qendrën e shpërthimit të Covid-19

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 20:18
“Si në protesta”: Kështu u festua Viti i Ri në Wuhan, qendrën e shpërthimit të Covid-19

Turma të mëdha njerëzish pushtuan rrugët mbrëmjen e së premtes në qytetin qëndror kinez të Wuhanit, duke festuar ardhjen e vitit 2021, pasi një viti i cili i dëmtoi pandemia vdekjeprurëse që vrau mijëra njerëz atje.

Në përputhje me traditen, qindra banorë u mblodhën para ndërtesës së vjetër të Shtëpisë së Doganave Hankow, një nga vendet më të populluara. Kur ora e vjetër e ndërtesës shënoi mesnatën, të grumbulluarit lëshuan tullumbacet nga dora dhe brohoritën “gëzuar Viti i Ri”, raporton CNN.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi një studente 20-vjeçare për CNN. “Kjo është hera ime e parë në Wuhan. Numërimi mbrapsht ishte spektakolar”.

Siç raporton mediumi amerikan, në Wuhan kishte një prani të madhe të forcave policore dhe kontroll të rreptë të turmës. Personelë të sigurimit u panë duke u thënë njerëzve se vënia e maskave është obligative për qëndrim atje.

Festimet ndodhën 12 muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për rastet e para të një virusi të panjohur që shkaktonte pneunomi në Wuhan, i cili më pas u bë i njohur si koronavirus.

Një ekip i ekspertëve të OBSH-së ka planifikuar të vizitojë Kinën në janar të 2021-ës për të hetuar origjinën e pandemisë. 

(Kosova Sot Online)