6-vjeçari i kërkoi Pfizer që të vaksinojnë babagjyshin e vitit të ri, shefi ekzekutiv i kthen përgjigje

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 10:18
 6-vjeçari i kërkoi Pfizer që të vaksinojnë babagjyshin e vitit të ri, shefi ekzekutiv i kthen përgjigje

Një djalë 6-vjeç, nga Crok, Irlandë, i shkroi një letër korporatë Pfizer, e cila krioi një prej vaksinave anti-covid, duke i kërkuar që të vaksinojnë babagjyshin dhe elfët e tij, shkruan “IrishTimes”.

Ai morri një përgjigje nga shefi ekzekutiv i kompanisë. Ai e nisi letrën në fillim të nëntorit, kur dëgjoi se vaksina ishte duke u zhvilluar.

Callum Thornhill e dërgoi letrën që në nëntor, dhe nëna e tij thotë se ajo nuk mendoi se ai do të merrte një përgjigje, por letra që u kthye e gëzoi djalin pamasë.

Ajo i tha djalit të vetë se kompania janë shumë të zënë duke krijuar vaksinën, prandaj ata ndoshta nuk do të kthenin përgjigje, por e siguroi djalin e vetë se ata do ta vaksinonin babagjyshin.

Pas dy javësh që Callum dërgo letrën, në shtëpinë e tij erdhi një pako në emër të tij.

Nëna e tij tha se nuk e kishte idenë se çfarë ishte pakoja dhe kishte menduar se babai i tij kishte porositur diçka për të. Por ishte një letër nga Pfizer dhe një dhuratë e vogël për të.

Në letër ata e falënderuan djalin për fjalët e mira që tha për ta dhe për kurajën që iu dha, dhe i thanë se babagjyshi kishte thënë se ai ishte në listën e fëmijëve të mirë për këtë krishtlindje.

Ata gjithashtu i thanë djalit se babagjyshi, elfët dhe drerët, të gjithë janë të sigurt dhe do të vaksinohen para krishtlindjeve.

Bourla tha se fëmijët si Callum janë arsyeja dhe ata punojnë aq shumë në prodhimin vaksinës.

(Kosova Spot Online)