Digjet banesa, mbesin jashtë dy persona me aftësi të kufizuara

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 10:44
Digjet banesa, mbesin jashtë dy persona me aftësi të kufizuara

Shkrumbohet nga flaket një banesë në fshatin Terbac. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të vitit 2021.

Për pasojë kanë mbetur të pastrehë dy persona me aftësi të kufizuara. Siç mund të shihet nga pamjet, si pasojë e flakëve, banesa pësoi dëme të mëdha ndërsa 2 pjesëtarët e familjes Hazizaj fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Agron dhe Halo Hazizaj kishin lënë ndezur oxhakun për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.

(Kosova Sot Online)