Milano, krimi lan hesapet natën e Vitit të Ri: një shqiptar plagos për vdekje dy marokenë

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 10:47
Milano, krimi lan hesapet natën e Vitit të Ri: një shqiptar plagos për vdekje dy marokenë

Milano -  Të shtëna gjatë natës së 1 janarit në Milano dhe jo nga gëzimi për Vitin e Ri, por për larjen e hesapeve në botën e krimit.

Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës një, natën në Gigante, në të ashtuquajturën 'casbah' të sheshit Selinunte.

Gjatë të shtënave, që ende janë duke u hetuar, dy marokenë u plagosën me armë. Njëri, 34 vjeç, ka marrë një plumb në kokë dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spital; tjetri, 40 vjeç, u qëllua në kofshë dhe u dërgua në spitalin Niguarda në një gjendje të përcaktuar me kod të verdhë.

Hetimet i janë besuar policisë. Sipas njoftimeve fillestare, një shtetas shqiptar duhet të kishte qëlluar.

(Kosova Sot Online)