Parashikimi i Baba Vanga: Viti 2021 do të jetë më i keq se 2020

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 11:01
Parashikimi i Baba Vanga: Viti 2021 do të jetë më i keq se 2020

Ky vit ka qenë një udhëtim i vështirë për shumë prej nesh, por 2021 mund të jetë po aq i keq.

Kjo, nëse i besoni parashikimet e Baba Vangas.Për ata që nuk e dinë,gruaja e verbër bullgare parashikoi saktë 11 shtatorin,ngritjen e IS IS dhe madje Brexit.

Para vdekjes në vitin 1996,ajo gjithashtu bëri disa parashikime për vitin 2020. 2020 solli shumë lajme të këqija,jemi ende në mes të një pandemie globale,zjarret në Australi vranë gati tre miliardë kafshë,por shumica e parashikimeve të Baba Vangas nuk u realizuan.Ajo kishte parashikuar një cunami të madh që do të godiste Pakistanin,Kinën,Japoninë dhe Alaskën.

Por çfarë pritet për 2021-in? Ajo besonte se vitin e ardhshëm na presin katastrofa të mëdha. Ndër të tjera shtoi se një dra ua i fortë do të ‘mbërthente’ njerëzimin’ se ‘tre gjigandë do të bashkoheshin’ dhe ‘disa njerëz do të kenë para të kuqe’.Interpretojeni këtë se si të doni.Për më tepër,ajo shtoi se kohëra të vështira na presin dhe ‘njerëzit do të ndahen për shkak të besimeve fetare’.

(Kosova Sot Online)