Një grua arrestohet në Gjakovë pasi rrahu bashkëshortin e saj

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 12:58
Një grua arrestohet në Gjakovë pasi rrahu bashkëshortin e saj

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur një orë pas ndërrimit të moteve.

“Gjakovë 01.01.2021 – 01:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)