Vrau të dashurën dhe motrën e saj, merret vendimi për Përparim Ademin

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 14:02
 Vrau të dashurën dhe motrën e saj, merret vendimi për Përparim Ademin

Përparim Ademi i cili përgjaku vigjiljen e Vitit të Ri dhe ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri ka dalë sot para gjykatës

Ademi shfaqet i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese vendosi për të masën e masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

Përpara grupit të hetuesve Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.

(Kosova Sot Online)