221 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 14:58
 221 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 221 tiketa në bazë të ligjit Covid -19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar 398 tiketa trafiku.

Ndërkohë, raportohet se kanë ndodhur 18 aksident trafiku me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)