Të shtëna me armë zjarri në Pejë, tre të plagosur-dy në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 23:31
Të shtëna me armë zjarri në Pejë, tre të plagosur-dy në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 21:00 në Pejë, nga të cilat tre persona kanë mbetur të plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë PK.

(Kosova Sot Online)