Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 15:06
Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 4 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar me këtë virus.

 

234 raste të reja janë raportuar për një ditë, ndërsa 420 persona janë shëruar nga COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

(Kosova Sot Online)