Vdes Nazlije Sherifi e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 15:27
Vdes Nazlije Sherifi e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë

Ka vdekur 19 vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.


Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, përmes rrjetit social Facebook.


"Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime ë", ka shkruar ai.
Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme.
Madje, asaj i ofrou veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk mbijetoi.

(Kosova Sot Online)