Papa Françesku: E dhimbshme, disa mendojnë vetëm për kënaqësinë dhe pushimet

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 18:01
Papa Françesku: E dhimbshme, disa mendojnë vetëm për kënaqësinë dhe pushimet

Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.

Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet.

“Kam lexuar në gazeta diçka që më trishtonte, në një vend, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushime, 40 avionë u ngritën atë pasdite. Ata njerëz mendojnë vetëm për pushime dhe për kënaqësinë e tyre. Kjo më dhembi shumë”, u shpreh Papa.

Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund.

“Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.

(Kosova Sot Online)