Meliza Haradinaj Stublla për Torres: Pajtohet që duhet të kërkohet drejtësi për viktimat e luftës

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 10:02
Meliza Haradinaj Stublla për Torres: Pajtohet që duhet të kërkohet drejtësi për viktimat e luftës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka falënderuar Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel, ndërsa ka uruar kongresmenin e ri Ritchie Torres për detyrën e që do të marrë.

Këto komente Haradinaj i ka bërë përmes Facebook’ut.

“Përderisa Kosova e falënderon përzemërisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32 vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin z. Ritchie Torres”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)