Për tre ditë 908 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 10:33
Për tre ditë 908 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID

Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.

“Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca”, njofton policia.

Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)