Deçan: Arrestohet personi që mashtronte se rregullonte viza gjermane

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 11:33
Deçan: Arrestohet personi që mashtronte se rregullonte viza gjermane

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Deçani me dyshimet për mashtrime me viza.

I  njëjti person që nga viti 2017 kishte mashtruar katër qytetarë, kinse do ua rregullojë vizat për në Gjermani.

Atyre ua kishte marrë nga 1500 euro, duke iu premtuar se do iu siguroj viza pune në Gjermani.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervstimit, i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)