Zvicra akuzohet për vaksinimin e ngadaltë të qytetarëve

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 12:47
Zvicra akuzohet për vaksinimin e ngadaltë të qytetarëve

Shteti zviceran është akuzuar se blerja dhe vaksinimi i qytetarëve po ecën ngadalë, deklaroi ish-zëvendës drejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH) Andreas Faller në gazetën SonntagsZeitung.

Zvicra duhet ta kishte marrë këtë çështje më seriozisht, duke porositur një sasi të mjaftueshme nga secili prodhues për të gjithë popullsinë.

Njerëzit po vdesin, ekonomia është dëmtuar, çdo minutë është e çmuar. Është e pakuptueshme që FOPH ishte kaq hezitues në blerjen e vaksinës.

Qëllimi i qeverisë zvicerane është të vaksinojë  gjashtë milion njerëz deri në verë, që do të thotë deri në 70,000 mijë  të vaksinuar në ditë. Njëmbëdhjetë nga 26 kantonet e vendit kishin filluar administrimin e vaksinës  deri në fund të vitit 2020.

Zvicra ka rezervuar 15.8 milion doza vaksinash nga tre prodhues të ndryshëm. Deri më tani ajo ka marrë një grumbull fillestar prej 107,000 mijë  vaksinash anti-Covid-19, 250,000 mijë vaksina të tjera do të pasojnë në janar. Vaksinimet e para filluan më 23 dhjetor në kantone që janë lajmëruar qysh në fillim për vaksinimin e popullsisë.

Zvicra ka sistemin e dytë më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Nëse nuk arrijmë të vaksinojmë popullatën deri në verë, atëherë Zvicra i bie të dështojë në këtë aspekt, ”tha Rudolf Minsch për gazetën NZZ am Sonntag.

Personat mbi moshën 50 vjeç, pothuajse 60% thonë se duan të imunizohen. Mosha 15-49 vjeç, vetëm 40% janë të gatshëm të vaksinohen. Ndërsa rreth 56% e burrave janë të hapur për një vaksinim anti- Covid-19,  vetëm 43% e grave janë të përgatitura për tu vaksinuar, një raport i statistikave zbuloi këto përqindje.

Teoritë e konspiracionit janë të shumta në lidhje me efikasitetin e vaksinës deklaruan disa zviceran, shkruan SwissInfo, 

(Kosova Sot Online)