Varroset Nazlije Sherifi që po priste ta transplantonte veshkën

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 14:21
Varroset Nazlije Sherifi që po priste ta transplantonte veshkën

I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçares, Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e veshkëve.

19 vjeçarja ka ndërruar jetë dje ndërsa është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Vajza 19-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Valmir Aliçikaj e ka përjetuar shumë rëndë vdekjen e 19-vjeçares Nazlije Sherifi nga Mitrovica, të cilës priste të ja dhuronte veshkën brenda pak ditësh. Në një bisedë deçanasi tha dje se kur e kuptoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta i është dukur sikur ta humbiste ndonjë anëtar të familjes së tij.

(Kosova Sot Online)